Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një projekt për ndërtimin e një moli në liqenin e Shkodrës, duke shkruar se do të rikthehet lundrimi turistik.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër projekt të shumëpritur, atë të rillindjes së moleve në Liqenin e Shkodrës, për të rikthyer së shpejti, pas shumë e shumë kohësh, lundrimin turistik në liqen, përmes natyrës së bekuar të Shkodrës – Shirokës – Zogaj dhe Vir Pazarit, falë punës së Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)




