
Para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka mbledhur në mënyrë urgjente Qeverinë. Burimet kanë bërë të ditur se kryeministri Rama ka shkarkuar Delina Ibrahimajn nga detyra e ministres së Ekonomisë dhe Financave.
Burime nga brenda Qeverisë kanë bërë të ditur për A2 CNN se Ibrahimaj ka pasur disa përplasje me kryeministrin Rama. Emri i saj ishte përmendur edhe më herët për t’u shkarkuar nga kabineti qeveritar.
Por, disa minuta para nisjes së Asamblesë, Rama iu përgjigj me një JO të prerë gazetarëve që e pyetën a e kishte shkarkuar apo jo ministren.
Vetë ministrja theksoi: "Jemi në kohën e thashethemeve të verës. Nuk kam dhënë dorëheqjen, nuk jam shkarkuar".
Me kureshtje pritet edhe emri i kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, pasi pas largimit të Ballës, i cili është emëruar ministër i Brendshëm, ky post ka mbetur vakant. (A2 Televizion)