Rama: Shqipëria po respektohet nga ndërkombëtarët më shumë se çdo herë tjetër

Nga A2 CNN
22 Maj 2023, 10:38 | Politikë
Rama: Shqipëria po respektohet nga ndërkombëtarët më

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në nisjen e stërvitjes “Defender Europe 2023”, deklaroi se vendi ynë “nuk ka qenë kurrë më lart në nivelin e respektit ndërkombëtar”.

“Shqipëria ka nderin që të presë për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë. Shqipëria nuk ka qenë kurrë më lart në nivelin e respektit ndërkombëtar dhe sot, e ulur në tryezën e Këshillit të Sigurimi, krah për krah me SHBA-në si bashkëpenmbajtëse për çështjen e Ukrainës, ajo merr një rol që jo vetëm e ngarkon me përgjegjësi të jashtëzakonshme, por edhe vë në dukje përparimin e pjekurinë që ka arritur vendi ynë”, tha Rama.

“Zhvillimi i kësaj stërvitjeje me praninë e trupave shumëkombëshe, është shprehje e unitetit të madh të të gjithë komunitetit euroatlantik për të mbrojtur vlerat dhe parimet mbi të cilat ngrihen shoqëritë tona”, shtoi kryeministri, i cili theksoi se me aeroportin e Kuçovës, që do të funksionojë si bazë operacionale e NATO-s“, jemi në kushtet ku mund të themi se po shkruhet një faqe e re e historisë sonë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/17/trupat-e-nato-dhe-shba-zbarkojne-ne-shqiperi-mbahet-defender-2023/
https://a2news.com/2023/05/22/defender-europe-2023-stervitja-ushtarake-shumekombeshe-ne-kosove/

A2 CNN Livestream

Latest Videos