Rama: S’kemi asnjë problem me Bullgarinë, vëllezërit në Maqedoni të pranojnë propozimin

Nga A2 CNN
1 Korrik 2022, 13:22 | Politikë
Rama: S’kemi asnjë problem me Bullgarinë, vëllezërit

Në konferencën për shtyp pasi u kthye nga punimet e Samitit të NATO-s, kryeministri Rama foli edhe për ngërçin e negociatave, si pasojë e konfliktit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Rama u shpreh se propozimi i fundit francez duhet të pranohet nga Maqedonia e Veriut, pasi sipas tij është totalisht i pranueshëm. Kryeministri theksoi se nuk ka asnjë problem me Bullgarinë pas zgjedhjes së këtij ngërçi.

“Në këndvështrimin tim, propozimi i ri dhe ai përfundimtar, është një propozim plotësisht i pranueshëm dhe vëllezërit tanë dhe parlamenti i Maqedonisë së Veriut duhet ta pranojë. Duhet të jetë e qartë se ne nuk kemi asnjë problem me Bullgarinë, veç shqetësimit për pengmarrjen e Maqedonisë së Veriut, nga një proces që mund të ketë shumë më Europian, por është një ujë që ka kaluar nën urë. Me mbylljen e procesit të shqyrtimit dhe të aprovimit të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, nuk kam asgjë për të shtuar ndaj Bullgarisë. Uroj që të mos ndeshim të tjera Bullgari në forma të tjera”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos