7 korriku, protesta më e fuqishme, Berisha: Ramën e ka kapur frika

Nga A2 CNN
1 Korrik 2022, 12:20 | Politikë
7 korriku, protesta më e fuqishme, Berisha: Ramën e ka kapur frika

Sali Berisha sulmoi nga një konferencë për shtyp kryeministrin Edi Rama për të cilin tha se e ka kapur paniku nga protesta që do të organizojë opozita më 7 korrik.

Ish-kryeministri, pasi ftoi qytetarët që të jenë pjesë e protestës, akuzoi Kuvendin për aktin normativ për kompensimin e kompanive të ndërtimit që u miratua një ditë më parë.

“Tmerri i protestës e ka detyruar Edi Ramën të shpallë konferencë në një orë me ne. Por sytë e qytetarëve janë te ne. I drejtoj thirrjen në emër të frontit për shpëtimin e Shqipërisë, qytetarëve që të bashkohen më 7 korrik në orën 19:00 para Kryeministrisë në protestën më të fuqishme. Motivet e kësaj proteste janë të fuqishme. Orët e harxhuara në këtë protestë nuk do të kenë mision më të madh. Ky popull po injorohet nga regjimi i Ramës, njëlloj si në diktaturë.

Akti i parlamentit tejkalonte dhe imagjinatën. Dje Rama vendosi me ligj që qindra milionë euro të fituara duke pirë gjakun e qytetarëve shqiptare me bordet shushunja, në vend që t’u rikthehen atyre që kanë problem kafshatën e gojës, që nuk blejnë dot ilaçe, atyre që po iu falimentojnë fermat, Rama i shpërndau me klientët e tij”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos