Rama sulmon sërish fushatën e PD: Mitingjet turp i madh, sabotim i luftës kundër pandemisë

Nga A2 CNN
6 Prill 2021, 22:09 | Politikë
Rama sulmon sërish fushatën e PD: Mitingjet turp i madh, sabotim i

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish fushatën e kryer nga opozita, që sipas tij tregon mosrespektimin e masave të distancimit fizik kundër pandemisë.

“Vaksinimi masiv cenohet pa distancimin, që duhet të shkojë paralelisht dhe këto vatra të nxehta infektimi për motive të ulta politike, rrezikojnë ta godasin pas shpine Shqipërinë, teksa po i afrohemi çdo ditë daljes nga tuneli i pandemisë! Këto mitingje janë turp i madh, papërgjegjshmëri dhe mungesë karakteri e lidershipit opozitar! Janë fytyra e vjetër e antishtetit dhe e rrumpallës antiqytetare të PD-së! Po mbi të gjitha janë rrezik shumë i madh për shëndetin e njerëzve dhe sabotim i hapur i luftës sonë kombëtare kundër Armikut të Padukshëm!”, ishin ndër të tjera fjalët e kryeministrit Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158673331056523

Rama mori edhe shembuj të tjerë në rajon, duke nënvizuar se “Kosova po e paguan shtrenjtë fushatën elektorale me njerëzit ngjitur njëri pas tjetrit dhe rreziku i rimbylljes është rishfaqur; Malit të Zi fushata i kushtoi një rritje masive infektimesh, plagosjesh e humbje të jetëve; Maqedonia e Veriut po shkon drejt rimbylljes për mungesë vaksinash dhe ndërkohë vende të tjera më të mëdha po vuajnë shtrëngimet, teksa vazhdojnë vaksinimin që për shkak të numrave të mëdhenj nuk po jep ende efektin e vet!

Ai përfundon mesazhin me një apel për bashkim. “Politika le të na ndajë, po lufta për jetën, shëndetin dhe Shqipërinë përballë virusit vrastar duhet medoemos të na bashkojë!” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos