Rama: Trajektorja e vrasjeve, në rënie

Nga A2 CNN
7 Shtator 2022, 16:29 | Politikë
Rama: Trajektorja e vrasjeve, në rënie

Kryeministri Edi Rama deklaroi se trajektorja e vrasjeve në vendin tonë është në ulje.

“Pavarësisht se opinioni “bombardohet” me lajme që këtu vriten njerëz përditë, e kundërta është e vërtetë. Në vitin 2012 janë vrarë 125 njerëz dhe shifra e vrasjeve është përgjysmuar. Nëse vjet, deri në fund të korrikut, kishim 38 vrasje, sivjet ka 30”, tha Rama.

“Ky vit, si 7-mujor, është viti me numrin më të ulët të vrasjeve në 30 vjet. Ky është fakt, jo opinioni im”, shtoi kryeministri.

Gjithsesi, sipas tij, muaji gusht ishte befasi alarmuese: “Një situatë e rënduar jo vetëm me vrasjet, por edhe me disa shenja të tjera shqetësuese. Por, kjo nuk e ndryshon faktin se gjithçka ka ndodhur në këtë gusht duhet të shërbejë si shuplakë për t’u ngritur në këmbë dhe për të vrapuar drejt objektivave shumë ambiciozë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos