PD: Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, me të kaluar kriminale

Nga A2 CNN
8 Janar 2020, 11:20 | Politikë
PD: Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, me të kaluar

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër kryetar bashkia socialist, pasi sipas tyre është i dënuar në të kaluarën në Greqi. Bëhet fjalë për Kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj, për të cilin PD i ka bërë kërkesë prokurorisë për verifikim.

“Pas Shkodrës, Vorës dhe Vaut të Dejës, Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë të verifikojë të kaluarën e Kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj. Në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, specifikohet se Qerim Ismailaj, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik, për shkak se dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe se në periudhën 1999-2000 ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke”, thotë PD.

https://a2news.com/2020/01/08/bardhi-edi-rama-i-mallakastres-mashtroi-serish-sot/

Sipas saj, Qerim Ismailaj ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit, për shkak se “pyetjeve nëse është ndaluar apo arrestuar ndonjëherë nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale, nëse është dënuar ndonjëherë nga autoritetet gjyqësore të huaja apo nëse ndaj tij është marrë ndonjëherë masa e dëbimit nga një shtet i huaj, rezulton se i është përgjigjur me “jo”.

“Nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme një verifikim dhe reagim institucional të shpejtë, me synim që të arrihet qëllimi kryesor që ka ligji i dekriminalizimit, te largojë personat me te kaluar kriminale të marrin vendime për qytetarët apo të ndikojnë në zgjedhje”, thuhet në kërkesën që PD i ka bërë Prokurorisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos