All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Raporti i FMN: Varianti Delta i virusit dobësoi rimëkëmbjen ekonomike

Nga A2 CNN
12 Tetor 2021, 16:26 | Ekonomi
Raporti i FMN: Varianti Delta i virusit dobësoi rimëkëmbjen
All - Paragraf - 1

Fondi Ndërkombëtar Monetar deklaroi ditën e martë se rimëkëmbja ekonomike u dobësua në vendet më të pasura për shkak të impaktit që shkaktoi varianti Delta i koronavirusit.

Fondi uli parashikimet për rritjen ekonomike për ekonomitë më të avancuara, në veçanti për Shtetet e Bashkuara, Japoninë dhe Gjermaninë, duke fajësuar për këtë gjë emergjencën mjekësore dhe inflacionin e lartë.

All - Paragraf - 3

Megjithatë, raporti parashikon se rritja ekonomike për këto vende do të jetë më e shpejtë dhe me ritme më të larta në vitin pasardhës.

Ekonomia globale pësoi një kontraktim të fortë në vitin 2020, por nisi të rikthehej në shinat e saj në 6 mujorin e parë të këtij viti, kur shumica e vendeve hoqën masat e izolimit. Megjithatë, FMN raporton se rimëkëmbja ekonomike e humbi disi momentumin e saj për shkak se përhapja e lartë e variantit Delta stopoi rikthimin e saj në normalitet (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos