
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas publikimit të raportit të “Freedom House”. “Bashkë me maskat e skaduara të qeverisë, ka rënë edhe maska e skaduar e demokracisë fasadë në Shqipëri. Freedom House arrin në këtë konkluzion në raportin e saj të fundit që tregon se vendi ynë ka bërë hapa prapa në nivelin e demokracisë në vend: rënie në fushën e qeverisjes demokratike dhe procesit zgjedhor, vlerësim negativ për pavarësinë e gjyqësorit dhe për lirinë e mediave. Gjithashtu, ishte zhbërja e institucionit të parlamentit nga qeveria dhe mazhoranca që e detyruan opozitën të largohet nga institucioni”, shkruan Basha në një postim në Facebook.
“Të gjithë e shikojmë sot në kohën e pandemisë dhe krizës ekonomike sa të vërteta janë këto raporte ndërkombëtare për dështimet e qeverisë. Sepse institucionet e shtetit shqiptar nuk punojnë më për njerëzit, ato punojnë për një grup në pushtet që vjedh pasuritë publike, që gënjen dhe mashtron, dhe që i braktisi njerëzit gjatë pandemisë kur ata kishin më shumë nevojë se kurrë për shtetin. Ne duhet t'ua kthejmë institucionet njerëzve, t'ua kthejmë qeverisjen e përgjegjshme njerëzve dhe të rivendosim standardet demokratike në vend. Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm!”. (A2 Televizion)