Tjetër incident në qiell, ushtria ukrainase rrëzon dronin e armatosur kinez

Nga A2 CNN
16 Mars 2023, 18:57 | Bota
Tjetër incident në qiell, ushtria ukrainase rrëzon dronin e

Ushtria ukrainase bën me dije se ka rrëzuar një dron të armatosur të prodhimit kinez në territorin e saj fundjavës së kaluar.

Droni Mugin-5 është prodhohet në Xianmen, në bregun lindor të Kinës dhe disa ekspertë të teknologjisë e quajnë ndryshe atë si “Alibaba drone” pasi janë në shitje deri në 15,000 dollarë në faqet e internetit të tregut kinez.

Mugin Limited konfirmoi për mediat perëndimore se ishte mjeti fluturues ishte i tyre, duke e quajtur ngjarjen një “incident të pafat.

Pretendimet se Kina dhe Rusia po rrisin bashkëpunimin mes tyre, ka shtuar shqetësimet nga ana e liderëve perëndimorë, pasi i frikësohen hapave që mund të ndërmarrë Pekini. Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se Kina po shqyrton mundësinë për furnizimin me artileri dhe dronë ushtrinë ruse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos