Raporti i OSBE/ODIHR, Bardhi: I vuri vulën paligjshmërisë së 30 qershorit

Nga A2 CNN
4 Shtator 2019, 22:38 | Politikë
Raporti i OSBE/ODIHR, Bardhi: I vuri vulën paligjshmërisë së

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi për përfundimet e nxjerra në raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Sipas Bardhit, raporti i ODIHR konfirmoi se votimet moniste të 30 qershorit nuk përfaqësuan interesin e qytetarëve dhe se Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Raporti i ODIHR është konfirmim se Shqipëria ka nevojë jetike për zgjedhje të lira e të ndershme. Më shumë se një ligj, një vendim, një rregullore, zgjedhjet demokratike janë vullnet politik. Konfirmimi nga ODIHR se votimet moniste dhe antikushtetuese të 30 Qershorit nuk morën në konsideratë interesin e qytetarëve shqiptarë është vlerësim që ndihmon forcimin e demokracisë funksionale në Shqipëri”, deklaroi Bardhi.

Më tej, sekretari i PD shton se raporti i ODIHR i vuri vulën paligjshmërisë së zgjedhjeve të 30 qershorit me konstatimet se KQZ dhe Kolegji Zgjedhor shkelën ligjin.

https://a2news.com/2019/09/04/osbe-publikon-raportin-perfundimtar-per-zgjedhjet-e-30-qershorit/

“Me konstatimet se votuesit nuk patën mundësi të zgjidhnin, se KQZ dhe Kolegji Zgjedhor shkelën ligjin dhe nuk vepruan në pavarësi, se u shkatërrua besimi i publikut në legjitimitetin e zgjedhjeve, se administratat zgjedhore cënoi besimin e publikut. ODIHR i vuri vulën paligjshmërisë së 30 Qershorit”, shtoi Gazment Bardhin.

Në fund sekretari i Partisë Demokratike shprehu mirënjohjen për ekspertët e OSBE-ODIHR në atë që ai e cilësoi si një kontribut për forcimin e demokracisë funksionale në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos