Raporti i OSBE / ODIHR për zgjedhjet, Basha: Më 25 prill ka rënë demokracia, do të punojmë për një kod zgjedhor që garanton fshehtësinë e votës

Nga A2 CNN
27 Korrik 2021, 12:24 | Politikë
Raporti i OSBE / ODIHR për zgjedhjet, Basha: Më 25 prill ka

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit tregon se institucionet nuk janë më në shërbim të njerëzve dhe këtë e di çdo shqiptar.

“Nuk mbaj mend as nga zgjedhjet e 1991-shit që të kërkohet që shteti të sigurojë të drejtën e qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të fshehta. Kjo do të thotë se ka rënë demokracia. Në asnjë raport, në rajon apo Europë nuk gjendet një rekomandim i tillë”, tha Basha në një prononcim për gazetarët.

Kreu i PD pranoi se me mbledhjen e parlamentit të ri do të punohet për një kod të ri zgjedhor. “Detyra para nesh është shumë e madhe se sa ribërja në mënyrë gjithëpërfshirëse e një reforme zgjedhore të standardeve demokratike. Detyra është që duke kuptuar krizën e thellë në të cilën ndodhet sot Shqipëria, të bëjmë gjithçka që aspiratat e shumicës së shqiptarëve të gjejnë krah tek opozita. Këtu përfshihet edhe një kod zgjedhor që të garantojë fshehtësinë e votës dhe votën e lirë”, tha Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos