Raporti: Mbi 1200 të mitur humbin jetën në Europë nga ndotja e ajrit

Nga A2 CNN
24 Prill 2023, 12:49 | Bota
Raporti: Mbi 1200 të mitur humbin jetën në Europë nga ndotja

Më shumë se 1200 të mitur humbin jetën në Evropë për shkak të ndotjes së ajrit. Alarmi është dhënë nga Agjencia Evropiane e Mjedisit në raportin e saj të fundit në të cilin paralajmëron për rreziqet e smogut të akumuluar nga 27 vendet e Unionit.

Po ashtu, në raport përmenden edhe Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Turqia.

Agjencia Evropiane e Mjedisit kërkon nga qeveritë e vendeve evropiane politika specifike për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve.

Ndër të tjera, kërkohet krijimi i “zonave të ajrit të pastër” rreth shkollave, intensifikimi i sipërfaqeve të gjelbra kundër smogut.

Sipas të dhënave në raport, në fakt, pak më shumë se 10% e sipërfaqeve të gjelbra ndodhen në një rreze prej 300 metrash nga shkollat. Vetëm 6% e strukturave janë të mbuluara me pemë.

Shkollat ​​me mjedisin më të gjelbër gjenden përgjithësisht në vendet e Evropës Veriore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos