Kod të kuq për njerëzimin e ka cilësuar Ergi Bregasi raportin e NASA-s mbi situatën e zjarreve në botë. Në studion e Ditari në A2 CNN ai tha se brezi mesdhetar dhe Shqipëria janë më të prekshme nga ndryshimet klimatike. “Situata me zjarret është një sfidë globale. Raporti i NASA-s për zjarret është kod i kuq për njerëzimin, rritje e temperaturave ngjarjet ekstreme të motit janë të lidhura me aktivitetin e njeriut. Brezi mesdhetar më i ekspozuar dhe i prekshëm nga ndryshimet klimatike. Shqipëria është e prekshme nga ndryshimet klimatike”, tha ai. (A2 Televizion)
Raporti për zjarret dhe pasojat e flakëve, Ergi Bregasi: Kod i kuq për njerëzimin
