“Finlanda të ikë nga NATO” Moska tregon kushtet për paqen: Jo më baza në Baltik, Donbasi i Rusisë

Nga Rosalba Bejdo
13 Nëntor 2026, 15:49 | Bota

“Finlanda të ikë nga NATO” Moska tregon kushtet për

Rusia kërkon tërheqjen e Finlandës nga NATO dhe ndalimin  e bazave ushtarake të aleancës perëndimore në vendet Shtetet Baltike, si pjesë e një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

Sipas gazetës gjermane Bild, propozimet jozyrtare që u janë prezantuar përfaqësuesve europianë në Abu Dabi, janë në vazhdën e përpjekjeve të Rusisë për të negociuar një rend të ri të sigurisë në Europë. Më konkretisht Moska, kërkon që të ndalohen bazat e NATO-s në Estoni, Letoni dhe Lituani, ndërsa Finlanda e cila ju bashkua aleancës në vitin 2023, do të duhej të rikthehej në statusin neutral.

Në këmbim, Rusia ofrohet të tërheqë armët bërthamore nga Bjellorusia dhe të braktisë planet për vendosjen e raketave me rreze të mesme, atje.

Sipas propozimeve të pretenduara të Kremlinit, Moska do të ruante kontrollin në të gjitha territoret e pushtuara ukrainase, dhe do të merrte gjithashtu të gjithë rajonin e Donbas, përfshirë pjesë të Donetskut dhe Luhanskut që kontrollohen ende nga Kievi.

Portet e Odesës dhe Mikolaivit do të demilitarizoheshin dhe do të ndalohej përdorimi I tyre si baza detare. Sipas asaj që raporton Bild, marrëveshje të veçanta do të garantonin lirinë e navigimit në detin e zi dhe atë Baltik.

Propozimet përfshijnë gjithashtu qëndrimin e Ukrainës jashtë NATO-s, ndërsa do të lihej hapur mundësia për t’iu bashkuar bllokut të be. Më herët Axios, raportoi se administrata Trump i kishte kërkuar Rusisë të prezantonte propozimet për një marrëveshje të ardhshme të sigurisë më Europën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos