Raporti vjetori i Prokurorisë, Çela: Vettingu na boshatisi prokuroritë, më keq në 2020

Nga A2 CNN
11 Maj 2020, 21:13 | Aktualitet
Raporti vjetori i Prokurorisë, Çela: Vettingu na boshatisi

Të parin raportim para deputetëve Olsian Çeka, prokurori i përgjithshëm e bëri online. Krahas shifrave për punën 1 vjeçare, kryesisht të paraardhëses Arta Marku, kryeprokurori i ri ngriti para ligjvënësve shqetësimin për vettingun që po i lë prokuroritë pa prokurorë.

“Ka sjellë një ngarkesë të shtuar të punës në Prokurori që përkthehet në zvarritje të çështjeve, në zvarritje në drejtësi. Për vitet në vijim do të jetë mjaft e vështirë që nevojat për prokurorë të plotësohen në mënyrë adekuate nga prurjet e reja në shkollën e Magjistraturës”, u shpreh Çela.

Sistemi i hetimit është defektoz për sa i përket analizës së të dhënave tha prokurori, të cilit iu vu në dukje numri i ulët i çështjeve të dërguara në gjykatë për hetim parash.

“Mesa duket deri tani kemi mbetur në kuadrin e hartimit të strategjive, specializimin e prokurorëve të caktuar për të hetuar dhe ndjekur këto vepra penale, por mesa duket kemi ngelur në vend numëro”, deklaroi Ulsi Manja.

Ndërsa kryeprokurori u përgjigj: “Ne synojmë të krijojmë mekanizma permanentë të komunikimit dhe bashkëveprimit mes agjencive ligjzbatuese. Me krijimin e seksioneve të posaçme në prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm dhe ato kryesore të vendit”.

Ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj vlerësoi analizën dhe propozimin për të përmirësuar luftën ndaj kriminalitetit, por ishte mjaft kritik ndaj raportit të institucionit.

“Në vlerësimin tim ishte një raport i dobët dhe nuk i përgjigjet standardit të raportit të sjellë nga prokurori i Përgjithshëm”, u shpreh Xhafaj.

Olsian Çela do të raportojë në seancë plenare live edhe për ata deputetë që nuk e dëgjuan nga shtëpitë. Por ata të Komisionit të Ligjeve propozuan nisjen e auditimeve të performancës ligjore të institucioneve, duke mos u mjaftuar vetëm me raportin që sjellin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos