Raportuesja e PE për Kosovën, Von Cramon: Jo vetëm Ukrainës, jepini edhe Ballkanit diçka

Nga A2 CNN
20 Qershor 2022, 12:49 | Politikë
Raportuesja e PE për Kosovën, Von Cramon: Jo vetëm Ukrainës,

“Duhet t’i jepni diçka edhe Ballkanit Perëndimor, jo vetëm Ukrainës dhe vendeve të tjera ish-sovjetike”. Ishte kjo thirrja e drejtpërdrejtë e raportueses së Parlamentit Europian për Kosovën, Viola von Cramon, drejtuar zyrtarëve të Brukselit.

Politikania gjermane sugjeroi që të hapen negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të liberalizohen vizat për Kosovën, dhe Bosnjë-Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Eurodeputetja thotë se kjo do të tregojë se Unioni e mban fjalën dhe se besimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor ndaj BE-së, nuk është humbur plotësisht.

https://a2news.com/2022/06/20/berlini-te-hapen-menjehere-negociatat-e-anetaresimit-me-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut/

Von Cramon thotë se nuk është në dijeni të detajeve të propozim të Sllovenisë, lidhur me afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bllokun Europian. Këto deklarata, eurodeputetja gjermane i bëri gjatë një vizite në Sarajevë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos