Werder Bremen ka luajtur një ndeshje të shkëlqyer në Kupën e Gjermanisë duke eliminuar në raundin e 1/8 ekipin e Borussia Dortmund me rezultatin 3-2
Vendasit shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë të takimit me Selke dhe Bittencourt duke e kapur të papërgatitur Dortmundin e blerjeve të mëdha në këtë merkato dimri.
Në pjesën e dytë trajneri i Dortmund hedh në fushë dhe talentin Halaand dhe ai nuk zhgënjen, 20 minuta më vonë norvegjezi shkurton rezultatin në 1-2.
Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm dhe pas 3 minutash topi u dërgua në rrjetë nga Milot Rashica, i cili ka shënuar gol në 6 ndeshjet e fundit të Kupës së Gjermanisë. Miqtë shënuan në të 78-ën një super gol me talentin Reyna, por nuk ia dolën të barazojnë shifrat e takimit. (A2 Televizion)