Tensione te PSG, Mbappe nuk kërkon ndjesë

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2020, 15:09 | Futboll

Pavarësisht rezultateve të njëpasnjëshme në kampionatin francez, Paris Saint Germain nuk shkëlqen edhe aq jashtë fushave. Qëndrimi ndaj trajnerit Tomas Tuchel, vazhdon ende nga Kylian Mbappe i cili la fushën i nervozuar pas zëvendësimit me Mauro Icardi-n.

Tekniku gjerman zhvilloi një mbledhje përpara takimit ndaj Nantes, për ulur gjakrat dhe për të qetësuar situatën por sipas asaj që raportojnë mediat franceze, Mbappe nuk i ka kërkuar ndjesë numrit një të stolit duke e cilësuar veprimin e tij, paska të tepruar por që nuk ka të bëjë aspak me kolegët e tij Icardi apo Edinson Cavani.

Pikërish tedhe sulmuesi uruguaian ka pasur debate me Tuchel pas dështimit të transferimit tek Atletiko Madrid, gjë që ka krijuar klimë të tensionuar në Paris në ditët e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos