Raste me Covid në dy avionë, izolohen 47 tenistë

Nga A2 CNN
16 Janar 2021, 18:21 | Sporte të tjera
Raste me Covid në dy avionë, izolohen 47 tenistë

Australian Open, Grand Slam-i i parë sezonal, nis me probleme. Kur kanë mbetur vetëm tre javë nga starti, 47 tenistë janë detyruar të futen në izolim 14-ditor në Melburn.

Gjatë kësaj kohe, ata e kanë të ndaluar që të largohen nga hoteli, madje edhe të stërviten. Shkak u bë fakti se në 2 nga 9 avionët e ulur në Australi u evidentuan raste me udhëtarë të infektuar nga Covid-19.

Mes sportistëve në karatinë nuk mungojnë emrat e mëdhenj, nga Nishikori te Azarenka dhe Stephens.

Australian Open do të nisë më 8 shkurt, me vendin që është përfshirë nga polemikat se organizimi i turneut dhe hyrja e afro 1000 personave mes sportistëve dhe pjesëtarëve të stafeve teknike, rrezikon përhapjen e pandemisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos