Rastet me Covid-19 në Vlorë, shtëpia e foshnjës dyshohet si vatër infektimi

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2020, 14:20 | Aktualitet
Rastet me Covid-19 në Vlorë, shtëpia e foshnjës dyshohet si

Shtëpia e foshnjës në Vlorë është kthyer në një nga institucionet më të prekura sa i takon infektimeve me Covid-19.

Rastet më të fundit dyshohet se kanë ardhur si pasojë e neglizhencës së një prej punonjësve, e cila është futur në turnin njëjavor, duke injoruar disa simptoma të lehta që kishte. Por, pas tamponimit rezultoi pozitive me Covid-19.

Aktualisht, në këtë shtëpi janë marrë 29 tamponime. Kanë dalë rezultatet vetëm për dhjetë prej tyre, ku 8 persona personel kanë dalë pozitiv. Aktualisht, në shtëpinë e foshnjës në Vlorë janë 22 fëmijë nga mosha 0 deri në 6 vjeç.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos