Rastet me koronavirus, mbyllen 12 shkolla në Francë që javën e parë

Nga A2 CNN
4 Shtator 2020, 17:37 | Bota
Rastet me koronavirus, mbyllen 12 shkolla në Francë që javën

Shfaqja e rasteve me koronavirus ka detyruar mbylljen e 12 shkollave në Francë vetëm disa ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor.

Ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer bëri me dije se ishte përgatitur për shfaqjen e të tilla rasteve por shtoi se pjesa dërrmuese e 12 milionë nxënësve në Francë u kthye në bankat e shkollës pa asnjë problem.

Shkolla në Francë nisi të martën dhe nxënësit nga mosha 11 vjeç e lart duhet të mbajnë maska për fytyrën gjatë gjithë kohës. Frekuentimi është i detyrueshëm, megjithëse shkollat mund të përshtaten me rritje të infeksioneve lokale duke kufizuar numrat për disa ditë ose javë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos