Studimi në SHBA, frika dhe stresi gjatë pandemisë shtyjnë drejt vetëvrasjeve

Nga A2 CNN
4 Shtator 2020, 14:42 | Bota
Studimi në SHBA, frika dhe stresi gjatë pandemisë shtyjnë

Viti 2020 ka qenë një vit si asnjë tjetër dhe duket se ka prekur çdokënd. “Nuk ka njeri në botë që nuk është prekur psikologjikisht nga Covid-19”, tregon për CNN Barbara Rothbaum, psikologe klinike. Një studim i muajit qershor në mbi 54 mijë amerikanë, drejtuar nga qendra për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve tregoi se më shumë se gjysma e kishin menduar seriozisht vetëvrasjen, së paku në 30 ditët para se të bëheshin pjesë e studimit, duke iu referuar vetëm 12 muajve të fundit.

Mendimet për vetëvrasje janë më të theksuara tek të rriturit, hispanikët apo afro-amerikanët, të papunët, ata me punë të lodhshme apo ata që më herët kishin shfaqur shenja të rëndimit të gjendjes psikologjike. Çdo situatë duhet parandaluar thotë psikologia klinike Barbara Rothbaum. “Asnjë njeri nuk e di që ti po mendon për të. Shkruaji, takoje, dërgoji e-mail, telefonoje”.

Mos mendoni se këto janë thjesht mendime të errëta. Mjekët psikologë sugjerojnë që në periudha të vështirë, thjesht hiqni mendjen nga gjithçka që ju lëndon, shmangni alkoolin apo substancat e tjera. Takoni dikë që i besoni dhe nëse mendoni se jeta juaj nuk vlen, kërkoni ndihmë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos