
Mirdita ka parë sot të prekurin e parë nga pandemia e koronavirusit. Pacienti 55-vjeçar që mësohet se punon në spitalin e Rrëshenit u përkeqësua dje dhe ka kërkuar të bëj tamponin. Mësohet se shtetasi ka probleme edhe me veshkat.
Rasti tjetër në Lezhë, i përket një vajze të re rreth 18-vjeçare që sipas burimeve është mbesa e njërit prej të 5 infektuarve në atë qytet.
Ndërkohë, nga burimet e A2 mësohet se për sa ai përket rastit të 12-të të konfirmuar në Durrës, bëhet fjalë për një rast të ri, të një 74-vjeçari pa lidhje me rastet paraardhëse, pra i paidentifikuar nga hetimi epidemiologjik. Dy raste të tjera të dërguar po nga Durrësi, të dyshuar dhe pritet rezultati i tamponit.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 212 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, prej të cilëve janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19. (A2 Televizion)