
Mjeku Pëllumb Pipero ka reaguar dhe për rastin e sanitares së spitalit Covid që iu mori rreth 8 milionë lekë familjarëve të një pacienteje të infektuar me koronavirus, e cila më pas ndërroi jetë.
Pipero e konsideroi një rast të shëmtuar, por u shpreh i bindur se sistemi shëndetësor shqiptar nuk është Tirja dhe se ajo nuk mund të njollosë të gjithë bluzat e bardha.
“Tirja një rast i shëmtuar që nuk na nderon por nuk na njollos të gjithëve. Nuk është si Tirja, sistemi ynë shëndetësor. Nuk është kjo bluza e bardhë”, u shpreh Pipero. (A2 Televizion)