Dy shpërthime të fuqishme trondisin Lezhën

Nga A2 CNN
19 Janar 2021, 21:00 | Aktualitet

Dy shpërthime të fuqishme janë ndjerë në zonën e Lezhës rreth orës 19:40 dhe 19:41 në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe Ishull Lezhë, por ende nuk ka asgjë të raportuar.

Policia ka rrethuar dhe po patrullon në zonë, por ende nuk ka asnjë shpjegim mbi atë që ka ndodhur. Ndërkaq banorët ndihen të shqetësuar lidhur me situatën.

Për rastin po interesohet edhe Ministria e Mbrojtjes sepse ka patur raste analoge më parë në Durrës, kur është raportuar për një shpërthim të fuqishëm, por rezultoi që kishte kaluar një avion i Natos që kishte kaluar shpejtësinë e zërit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos