Policia kolumbiane shmang atentatin ndaj liderit të FARC

Nga A2 CNN
13 Janar 2020, 09:20 | Bota
Policia kolumbiane shmang atentatin ndaj liderit të FARC

Policia kolumbiane bën me dije se ka arritur të zbulojë dhe të shmangë një përpjekje për të vrarë ish komandantin e rebelëve të FARC, Rodrigo Londono, i njohur me emrin e tij të luftës “Timochenko”.

Drejtori i Policisë, Gjeneral, Oscar Atehortua informon se efektivët ekzekutuan 2 persona që kishin planifikuar sulmin dhe që ishin urdhëruar për vrasjen nga disa komandantë disidentë që vendosën t’i rikthehen konflikit të armatosur.

“Një sulm terrorist që kishte si qëllim të eliminonte presidenti e partisë FARC, Rodrigo Londono Echeverri u shmang”, deklaroi Atehortua në një konferencë për shtyp. Sipas tij, gjithçka u bë e mundur falë një informacioni të marrë në rrugë operative.

London ishte komandanti më i lartë i Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes më 2016 drejton partinë me të njëjtin anakronim FARC. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos