Një park lojërash për fëmijë u shemb në orët e para të mëngjesit në qytetin e Santanderit në veri të Spanjës, pasi ndodhej mbi një parking nëntokësor, muret e të cilit nuk mbajtën dhe u rrëzuan.
Për momentin nuk raportohet për viktima apo të lënduar nga ky incident i rëndë. Parku, i cili gjithashtu përfshinte një fushë sportive, ishte ndërtuar mbi një parking të madh në një zonë të urbanizuar kohët e fundit me ndërtesa banimi dhe një qendër tregtare.
Në vendngjarje kanë shkuar shumë ambulance, zjarrfikëse dhe Mbrojtja Civile. Zona është rrethuar dhe nuk lejohet qarkullimi i mjeteve. (A2 Televizion)