Reagime për protestën e veteranëve, Sveçla: Qytetarët të mos bien në grackën e luftës hibride të Serbisë

Nga A2 CNN
15 Korrik 2023, 15:13 | Kosova
Reagime për protestën e veteranëve, Sveçla: Qytetarët

Veteranët e luftës së UÇK-së, kane njoftuar protestë ditën e sotme kundër vendimit të qeverisë për rritjen e pagës minimale, pasi nuk janë përfshirë për të përfituar benefitet.

Qëndrimi i tyre është shoqëruar me reagime të shumta. Kryeministri Kurti thotë se ligji i miratura në Kuvendin e Kosovës e rregullon pagën minimale dhe jo përfitimet e mirënjohjet ndaj veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne jemi për benifite sa më të larta për veteranët e UÇK-së, mirëpo këto benifite s’janë punë. Paga është për punë, ndërkaq benifitet janë mirënjohje e shoqërisë, e cila u jepet veteranëve të luftës për luftën çlirimtare, fitimtare e cila është në burim të shtetësisë, pavarësisë e lirisë sonë.”

Kurti thekson gjithashtu se qeveria po angazhohet  për të pasur një ligj të ri, por që sipas tij, “për këtë gjë u nevojiten faktet të jenë të sakta”.

Reagime ka pasur edhe nga Ministri i Brendshem Xhelal Zveçla, ku sipas tij Serbia është duke iu rikthyer luftës himbride në Kosovë për të nxitur trazira.

“I gjendur në një situatë të tillë, ku pozicioni i tij karshi Kosovës po dobësohet dita ditës, me sa duket Vuçiçi ka vendosur që t’i kthehet luftës hibride, që përmes dezinformatave, shpifjeve, krijimit të frikës e mosdurimit, të provojë të nxisë pakënaqësi e trazira edhe në Kosovë, shkruan Zveçla në një postim në Facebook.

Ndërkohë, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka quajtur të pamatur, nxitëse e ofenduese deklaratën e sotme të ministrit të Punëve të Brendshme, që sipas tij ofendon gazetarë e veteranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos