
Pas kallëzimit në SPAK ka reaguar ish-Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti. Në rrjetet sociale ai nënvizoi se Ministria nuk ka bërë asnjë tender për sistemin e vaditjes për Bashkinë Divjakë, por një projekt të financuar nga Banka Botërore për pesë bashki në zonën e Myzeqesë.
Sipas Panaritit, ai është vënë nën shënjestër nga nënkryetari i Kuvendit për të sulmuar opozitën.
Ish-Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti dhe ish-sekretari i përgjithshëm i këtij dikasteri janë paditur në SPAK nga nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi. Dy ish-zyrtarët janë akuzuar nga nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë për abuzime me tendera në kohën kur drejtonin Ministrinë e Bujqësisë. (A2 Televizion)