Rama: Patriotët matanë kufirit më mallkojnë, por paqja nuk fitohet me mjetet e luftës

Nga A2 CNN
10 Gusht 2021, 15:46 | Politikë
Rama: Patriotët matanë kufirit më mallkojnë, por paqja nuk

Kryeministri Edi Rama përmes rrjeteve sociale ka folur për marrëdhënien delikate që po gjenerohet kohët e fundit midis institucioneve por edhe opinionit publik në Kosovë dhe Shqipëri, ku aktet e Tiranës zyrtare duket sikur po afrojnë Beogradin dhe po izolojnë Prishtinën.

Rama niset nga takimi me dy atletet e Xhudos kampione olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Kelmendi, që shkaktoi edhe ky reagim negativ.  “Kërkuan të më takonin dhe u ndjeva shumë i nderuar. Biseda me vajzat e me trainerin dhe miqtë që i shoqëronin, ishte frymëzuese dhe me disa ide të bukura bashkëpunimi, që dakorduam t'i zhvillojmë së bashku. Mirëpo, siç e prisja, ushtria digjitale e kinse patriotëve matanë kufirit, që të sharat e mallkimet i kanë armët e tyre të luftës qorre të shqiptarit me shqiptarin dhe që s'po dinë hiç çka t'i bëjnë gomarit e po i bien samarit, u lëshua uturishëm në lumin e komenteve të postimit tim. Fali Zot se s'dinë se ç'bëjnë, është më e mira që duhet thënë në këto raste”.

Sipas Ramës, “Koha nuk ndalet dhe paqja nuk fitohet me mjetet e luftës. Kosova e fitoi luftën falë aleancës së pathyeshme të Shteteve të Bashkuara me fuqitë më të mëdha europiane, në mbështetje të ushtrisë së saj çlirimtare. Po a mund ta fitojë Kosova paqen përfundimtare dhe a mund të prosperojë kombi shqiptar, duke u ftohur e siç i themi ne, duke "i treguar babait arat", kur flet me Amerikën, Gjermaninë, Francën a me vetë Bashkimin Europian?”.

https://a2news.com/2021/08/10/per-ata-ne-kosove-qe-e-kane-gjetur-tradhtarin-tek-une-rama-jam-ai-qe-ne-mes-te-beogradit-fola-me-ze-te-larte-per-njohjen-e-kosoves/

Dhe kryeministri shqiptar kujton një episod. “E kam jetuar në vetë të parë "tregimin e arave", deri në pikën që një lider kosovar i'a futi në sy të Merkelit e Macronit, "mu nuk më han luli për kta!" dhe mu aty e humbi rastin historik t'ia hiqte vizat Kosovës, të cilën e bëri lolo në sytë e aleatëve të saj të pazëvendësueshëm strategjikë me marrëzira kinse patriotike”, rrëfen ai.  

Sipas tij, aksionet e qeverisë kosovare jo vetëm që “nuk i prish asnjë punë Serbisë, por acaron prej vitesh tanimë nervat e aleatëve tanë të pazëvendësueshëm strategjikë, të cilëve për krejt fajin e monologuesve të Kosovës, Serbia u duket gjithnjë e më e pafajshme’. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos