Shqipëria mes zjarreve, Vasili: U pagua 350 euro për një kapele polici, por shohim ushtarakë të zhveshur nga mesi e lart

Nga A2 CNN
9 Gusht 2021, 10:32 | Politikë
Shqipëria mes zjarreve, Vasili: U pagua 350 euro për një kapele

Nënkryetari i LSI, deputeti i zgjedhur, Petrit Vasili, foli në Ditarin e mëngjesit në A2 në lidhje me pandeminë dhe për situatën e zjarreve në vend, e cila prej ditësh është kthyer në tejet shqetësuese.

Fillimisht, ai foli për zjarret duke thënë se situata ka precipituar në mënyrë shumë të rëndë në të gjithë territorin. “Dimensione të tilla nuk janë parë më herët. Niveli i përgatitjes për situata të tilla duhet të ngrihet pasi janë të pashmangshme. Për fat të keq, shikojmë me dëshpërim ushtarakë të zhveshur në mes e lart që luftojnë me flakët. Veshjet minimale të tyre mungojnë. Shërbimi zjarrfikës është jashtë parametrave për të përballuar katastrofa të tilla. Jo për të bërë polemik, por ne dimë se u pagua 350 euro për një kapele polici, ndërkohë që shohim zjarrfikës që gjatë gjithë vitit kanë probleme”, u shpreh Vasili.

https://a2news.com/2021/08/09/zjarret-ne-vend-ministria-e-mbrojtjes-disa-vatra-jane-problematike/

Sa i përket pandemisë dhe konfirmimit të variantit Delta në Shqipëri, Vasili theksoi se Shqipëria duhet të kryej kontrolle në kufij ashtu siç bën Italia apo edhe Greqia.

“Pandemia ka qenë pre e improvizimeve në Shqipëri. Rritja e rasteve është e rëndësishme dhe dinamika ka ardhur në rritje me disa herë. Në epidemiologji kjo është shumë e rëndësishme, tendenca është shumë e fortë. Ne kemi kërkuar që në krye të herës që të kërkohet kontrolli përkatës në kufij, atë që bën Greqia, Italia dhe vendet e tjera. Ne e shikojmë që Shqipëria ka zero kontrolle. Natyrshëm, ne jemi në një situatë të tillë. Në këtë mënyrë, kontrolli i situatës është i pamundur”, u shpreh Vasili. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/09/zjarre-aktive-nga-veriu-ne-jug-probleme-ne-voskopoje-dukat-selenice-e-kukes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos