
Serie A ka një ekip që pothuajse me siguri do të fitojë titullin, Interi, por padyshim ka edhe ekipin që tregon lojën më të mirë dhe që meriton duartrokitjet e publikut, po të kishte një të tillë në tribunat e stadiumeve.
Ekipi nga Bergamo shkatërroi sot me rezultatin 5-0 Bolognën e Sinisa Mihajlovic duke u renditur përkohësisht në vendin e dyte të klasifikimit.
Një monolog i djemve të drejtuar nga Gasperini, ku përtej rastit fillestar të shpërdoruar nga Bologna. Është Malinovskij që në minutën 23 çon në avantazh zikaltrit, pas një asist fantastik të Muriel. Ndeshja merr fund praktikisht me penalltinë e realizuar pikërisht nga kolumbiani.
Në pjesën e dytë nuk ka m histori, edhe për shkak të kartonit të kuq të bolonjezit Shouten. Freuler, Zapata dhe Miranchuk vijojnë të shënojnë, madje për pak nuk shënon edhe kuqeziu Gjimshiti. (A2 Televizion)