
Atletico Madrid humbi 2-1 në transfertë ndaj Athletic Bilbaos, duke rrezikuar tashmë kryesimin në kampionatin spanjoll.
Berenguer kaloi në avantazh vendasit që në minutën e 8, me përgjigjen e ekipit të Simeones që erdhi vetëm në minutën e 77, me anë të Savic.
Por, në minutën e 86 Martinez shoi shpresat për pikë të madrilenëve, që tani e shohin veten vetëm 2 pikë përpara Realit dhe Barcelonës, por me katalanasit që kanë luajtur një ndeshje më pak.
Edhe Sevilla ëndërron titullin, pasi renditet e katërta, me vetëm 3 pikë më pak se kryesuesit e Atletico Madrid. (A2 Televizion)