United është Cristiano, portugezi merr dhe 3 pikë për “Djajt e Kuq”

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2021, 20:25 | Futboll
United është Cristiano, portugezi merr dhe 3 pikë për

Sërish Ronaldo! Sërish 3 pikë për Manchester United!.

“Djajtë e Kuq” kanë marrë një fitore minimale 0-1 në transfertën ndaj Norëich, ndonëse kjo ndeshje në letër konsiderohej mjaft e lehtë për miqtë.

U desh minuta e 76 e takimit që Cristiano Ronaldo të fitonte një 11-metërsh për shkak të një tërheqje, për ta shndërruar po vetë në gol.

Pas 16 javësh kampionat ekipi i Rangnick renditet në vendin e 5 në klasifikim me 27 pikë të grumbulluara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos