Real Madrid kthehet te fitorja me autogolin e portierit kundërshtar

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2020, 18:08 | Futboll
Real Madrid kthehet te fitorja me autogolin e portierit kundërshtar

Pas dy ndeshjesh radhazi pa fitore, Real Madrid u kthye te suksesi në transfertën e vështirë ndaj Sevilla.

Ishte një autogol i portierit Bono ai që i dha 3 pikët ekipit të Zinedine Zidane. Pas një aksioni të bukur nga ana e madrilenëve, Mendy kroson në zonë, aty ku Vinicius e prek fare pak topin dhe portieri e dërgon vetë në rrjetë.

Me këtë fitore, Reali ngjitet përkohësisht në vendin e tretë të renditjes, me pikë të barabarta me Villarreal. Ndërkohë që Sevilla mbetet në vendin e pestë, me 16 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos