
Real Madrid u ka kërkuar tifozëve që të mos grumbullohen në sheshin Cibeles në rast se madrilenët fitojnë titullin kampion.
“Të gjithë e dimë situatën në të cilën ndodhemi për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kur duhen edhe dy ndeshje nga përfundimi i kampionatit, si ekipi ynë, ashtu edhe Barcelona, mund ta fitojnë titullin kampion. Nëse e fitojmë ne, lojtarët tanë nuk do të shkojnë në sheshin Cibeles për të festuar, kështu që u kërkojmë edhe tifozëve tanë që të mos shkojnë aty”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit madrilen.
“Të gjithë duhet të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së pandemisë”, shton Real Madrid.
Real Madrid, i cili ka 4 pikë avantazh ndaj Barcelonës, shpallet kampion në Spanjë nëse fiton një nga dy ndeshjet e mbetura ose i barazon të dyja. (A2 Televizion)