Real ngec ndaj Girona, ndizet lufta për titull në Spanjë

Nga A2 CNN
30 Tetor 2022, 18:24 | Futboll
Real ngec ndaj Girona, ndizet lufta për titull në Spanjë

Real Madrid ka bërë hap fals atëherë kur nuk pritej. Kryesuesit e kampionatit spanjoll barazuan 1-1 ndaj Girona, në “Santiago Bernabeu”, dhe tashmë e shohin veten me vetëm 1 pikë avantazh ndaj Barcelonës.

Pas një pjese të parë jo shumë të mirë për skuadrën e Carlo Ancelotti, ku Girona madje goditi edhe traversën, në pjesën e dytë u duk se ndeshja u zgjidh me golin e Vinicius (70’).

Por, 10 minuta më vonë, një 11-metërsh shumë i dyshimtë, i akorduar me VAR, çoi në golin e barazimit të Girona, me autor veteranin Stuani.

Të shtunën, Barcelona mori 3 pikë të vlefshme në transfertë ndaj Valencias, me një gol të shënuar në minutën e 93-të nga Robert Lewandowski. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos