Partizani, disfatë në Rrogozhinë. Tirana shkatërron Kukësin

Nga A2 CNN
30 Tetor 2022, 16:00 | Futboll
Partizani, disfatë në Rrogozhinë. Tirana shkatërron

Partizani ka pësuar një humbje të rëndë në Rrogozhinë, ndaj Egnatias vendase, me rezultatin 3-0.

Vendasit shënuan dy gola të shpejtë, në shtesën e pjesës së parë, me anë të Fernandos, i cili shndërroi në gol një 11-metërsh, dhe të Zejnullait.

Ishte po Zejnullai ai që vulosi fitoren e Egnatias në minutën e 70, me golin e tretë të ndeshjes dhe të dytin personal.

Partizani ruan kryesimin pavarësisht kësaj humbjeje, me 19 pikë pas 10 ndeshjesh, një më pak se Tirana që mposhti në kryeqytet Kukësin, me rezultatin e thellë 4-1.

Hasani, Behiratçe, Patrick dhe Limaj (penallti) ishin autorët e golave për bardheblutë, ndërkohë që barazimin e përkohshëm e vendosi Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos