
Interi ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 ndeshjen e radhës në kampionat përballë Sampdorias, e cila po kalon një moment të vështirë dhe pozicionohet në vendin e rënies nga Serie A.
Zikaltrit dominuan gjatë gjithë takimit duke marrë 3 pikë të rëndësishme që e ngjisin momentalisht në vendin e katërt të renditjes.
De Vrij, Barrella dhe Correa ishin autorët e golave, ndërkohë që në fushën e lojës u hodh edhe Lukaku, i cili i mungonte tifozerisë vendase prej një kohe të gjatë. (A2 Televizion)