
Juventusit i ka mjaftuar një gol për të dalë me 3 pikë të plota nga ndeshja e radhës në transfertë përballë ekipit të Lecce-s.
Bardhezinjtë vinin me moral të dëmtuar në këtë takim, pas humbjes ndaj Benficas në Champions League në mesjavë që i la jashtë fazë së 16 më të mirave të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.
Goli i fitores u shënua në minutën e 73 të takimit nga i riu Fagioli.
Napoli në anën tjetër vijon formën e mirë në kampionat. Djemtë e Spalletit fituan 4-0 ndaj Sassuolos, për të thelluar më tej distancën në vendin e parë të klasifikimit. 3 nga golat në këtë takim u shënuan nga Victor Osimeh. (A2 Televizion)