Real përgatit “sulmin” për Sterling, gati ofertën për Cityn

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2019, 19:01 | Futboll
Real përgatit “sulmin” për Sterling, gati ofertën

Real Madrid ka piketuar objektivin e radhës në merkato.

Raheem Sterling është i përzgjedhuri nga drejtuesit e klubit madrilen për të formuar treshen e sulmit së bashku me Eden Hazard dhe Karim Benzema.

Lajmin e ka dhënë “Sky Sports”, sipas të cilit Reali po bën gati një ofertë të “çmendur” për Manchester City: bëhet fjalë për 80 milionë euro plus kartonin e uellsianit Gareth Bale.

Sterling këtë sezon ka shënuar 13 gola në 15 ndeshje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos