Real vijon marshimin duke mposhtur Bilbaon, protagonist Benzema

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2021, 23:19 | Futboll
Real vijon marshimin duke mposhtur Bilbaon, protagonist Benzema

Real Madrid mposht me rezultatin 1-0 Atletic Bilbao, duke siguruar suksesin e pestë radhazi në La Liga.

Protagonist i ndeshjes ishte edhe një herë Karim Benzema, që shënoi golin e tij të 12-të në kampionat, duke finalizuar një aksion të bukur kolektiv.

Ndeshja ofroi shume raste. Sulmuesi francez u shfaq dy herë i rrezikshëm përpara golit, me vendasit që rrezikuan portën kundërshtare edhe me Toni Kroos e Marco Asension, por edhe baskët mund të barazonin disa herë rezultatin, por gjetën një Courtois në një mbrëmje të shkëlqyer.

"Los Blancos" e Ancelottit vijojnë të kryesojë me 36 pikë të grumbulluara në 15 javë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos