“Mu duk sikur i kishte kthyer disa gota”. Ping pong mes këmbëve, gafa e De Geas në fitoren e United tërbon Roy Keane

Nga A2 CNN
7 Janar 2023, 11:16 | Futboll

Manchester United fitoi 3-1 sfidën kundër Everton në raundin e tretë të Kupës së Anglisë të premten në mbrëmje, por ajo që mori më shumë vëmendje ishte gafa e portierit të “Djajve të Kuq” David de Gea, i cili lejoi një top të lehtë t’i përplasej disa herë mes këmbëve, para se të kalonte në anën tjetër, ku lojtari i Everton Conor Coady e shtyu në rrjetë duke barazuar përkohësisht rezultatin.

Më kritiku ndaj spanjollit ishte ish-lojtari i Untied, Roy Keane, i cili tha: “Mu duk sikur kishte kthyer disa gota. Një gabim tronditës nga një portier i këtij niveli. Mu duk sikur portieri ishte përjashtuar me karton të kuq dhe në portë ishte vendosur një lojtar tjetër”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos