Ronaldo humbet debutimin, e ndjek nga tribuna ekipin e tij të ri

Nga A2 CNN
7 Janar 2023, 09:40 | Futboll

Edhe pse u stërvit menjëherë me skuadrën e tij të re pas prezantimit në Arabinë Saudite, Cristiano Ronaldo nuk ka mundur të debutojë në ndeshjen e së premtes me skuadrën e Al-Nassr, e cila edhe pse pa portugezin fitoi 2-0 ndaj Al-Ta'ee.

37-vjeçari nuk mundi të debutonte pasi ishte pezulluar me dy ndeshje nga Federata Angleze e futbollit, pasi kur ishte pjesë e Manchester United i theu telefonin një tifozi të Evertonit.

Ronaldo mbërriti në Mrsool Park rreth 90 minuta para nisjes së takimit, ndërsa thuajse të gjithë pjesën e dytë të ndeshjes e ndoqi duke u stërvitur në një palestrat e stadiumit me pamje nga fusha.

Në fund, skuadra e tij fitoi 2-0, ndërsa për t’u veçuar ishte goli i dytë i realizuar nga Talisca, i cili erdhi pas një asisti perfekte nga portieri kolumbian Ospina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos