
Tashmë është zyrtare. Didier Deschamps do të jetë trajner i kombëtares franceze të paktën deri në vitin 2026.
Ka qenë vetë faqja e Federatës Franceze që me anë të një postimi njoftoi tifozët për zgjatjen e kontratës me teknikun 54-vjeçar.
Pas humbjes në finalen e Botërorit, në mediat franceze qarkullonin shumë lajme se Didier Deschamps do të largohej nga drejtimi i “gjelave” dhe Zinedin Zidan do ta zëvendësonte atë në stol, por Federata Franceze rikonfirmoi dhe njëherë trajnerin aktual që do të vijojë punën e tij në krye të kombëtares së Francës.
Fokusi tani mbeten përgatitjet për në Euro 2024, ku francezët kanë ambicie maksimal. (A2 Televizion)