Putin: Rebelimi i Wagner do të shtypej gjithsesi

Nga A2 CNN
26 Qershor 2023, 22:02 | Bota
Putin: Rebelimi i Wagner do të shtypej gjithsesi

Vladimir Putin iu drejtua popullit rus me një fjalim televiziv, në reagimin e tij të parë pas rebelimit të grupit Wagner.

Presidenti rus theksoi se ishin marrë të gjitha masat për neutralizimin e kërcënimit që në nisje.

“Rebelimi do të shtypej gjithsesi dhe organizatorët e kuptuar që veprimet e tyre ishin kriminale”, theksoi Putin, i cili shtoi se ata që nisën rebelimin donin që Rusia të humbte dhe “shoqëria jonë të mbytej në gjak, por i bënë llogaritë gabim”.

Gjithashtu, Putin falenderoi ushtarët dhe komandantët e Wagner që nuk vranë asnjë rus. Presidenti i Rusisë u tha atyre se mund të firmosnin një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes ose të shkonin në Bjellorusi.

Më tej, në fjalimin e tij Putin nënvizoi se Perëndimi dhe Ukraina donin që rusët të vrisnin njëri-tjetrin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/26/prigozhin-reagon-per-here-te-pare-qe-prej-rebelimit-te-wagner/
https://a2news.com/2023/06/26/rebelimi-i-wagner-ne-rusi-lavrov-dyshon-se-prapa-qendron-nje-dore-e-huaj/

A2 CNN Livestream

Latest Videos