Rebelimi i Wagner shqetëson mbarë botën, Erdogan i del në krah Putinit

Nga A2 CNN
24 Qershor 2023, 16:34 | Bota
Rebelimi i Wagner shqetëson mbarë botën, Erdogan i del në

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me liderin rus, Vladimir Putin, i cili po lufton rebelimin e nisur nga grupi mercenar Wagner. Erdogan i përcolli mbështetjen e tij të plotë Putinit.

Sipas Zyrës së Shtypit të Erdogan, gjatë bashkëbisedimit u diskutua për zhvillimet e fundit në Rusi. Presidenti Erdogan nënvizoi rëndësinë e veprimit me sens të përbashkët në takim. Sipas Erdogan, përgjegjësit duhet të marrin përgjegjësinë për atë që ndodhi në Rusi.

Me pushtimin nga Wagner të qytetit rus të Rostovit, tensionet rriten në rajon. Ndërsa pati përleshje të nxehta mes ushtrisë ruse dhe forcave Wagner, Putin njoftoi se kriminelët do të ndëshkoheshin.

Por, nuk kanë munguar as telefonatat në mbështetje të Putin dhe Rusisë, në luftën e tyre me ata, të cilët deri dje i kishte në krahun e djathtë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/24/rebelimi-i-wagner-putin-do-i-ndeshkojme-tradhtaret-rusine-e-mbroj-me-cdo-kusht/
https://a2news.com/2023/06/24/zelensky-per-luften-civile-wagner-putin-kushdo-qe-zgjedh-rrugen-e-se-keqes-shkaterron-veten/
https://a2news.com/2023/06/24/momenti-kur-mercenaret-e-wagner-i-drejtojne-tanket-shtabit-qendror-te-luftes-ne-rostov/

A2 CNN Livestream

Latest Videos