Rindërtohet skema, si ndodhi shpërthimi i nëndetëses “Titan” në  30 milisekonda? (VIDEO)

Nga A2 CNN
24 Qershor 2023, 11:45 | Bota
Rindërtohet skema, si ndodhi shpërthimi i nëndetëses

Shpërthimi i nëndetëses “Titan” ka qenë kryefjalë e mediave, ditën e fundit, ku për rrjedhojë humbën jetën 5 persona. Në rrjetin social TikTok është publikuar një video e cila ka ndërtuar skemë se si ka ndodhur shpërthimi.

Sipas krijuesve të videos së shpërthimit, ajri në nëndetëse ka arritur temperaturat që mbizotërojnë në sipërfaqen e Diellit, ndërsa guaska e Titanit shndërrohet në mbeturinë në vetëm 30 milisekonda.

Nga kjo ngjarje humbën jetën miliarderi britanik Hamish Harting, eksploruesi francez Pierre-Henri Narzolet, manjati pakistanez Shahzada Dawood, djali i tij 19-vjeçar Suleman dhe CEO Stockton Rush Oceangate. Raportohet se secili prej tyre ka paguar 250 mijë euro për të qenë në bord. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/22/ekuipazhi-i-nendeteses-titan-dyshohet-se-ka-vdekur-kompania-zemrat-tona-jane-me-keto-5-shpirtra/
https://youtu.be/wMec_yNWDVA

A2 CNN Livestream

Latest Videos